Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, ka refuzuar krahasimet mes Lamine Yamalit dhe Lionel Messit, në prag të përballjes së rëndësishme ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Tekniku spanjoll, i cili dikur drejtoi Barcelonën dhe fitoi Ligën e Kampionëve me klubin katalunas në vitin 2015, vlerësoi talentin e Yamalit, por theksoi se Messi mbetet në një kategori më vete.

“Krahasimet mes Lamine dhe Messit? Nuk mund ta krahasosh asnjë lojtar me Messin, ai është më i miri i të gjitha kohërave”.
Trajneri i PSG-së beson se ajo që e dallon Yamalin është dëshira për të krijuar identitetin e tij, në vend që të përpiqet të ndjekë gjurmët e legjendës argjentinase.
“Ajo që Lamine po bën shumë mirë është se dëshiron të jetë Lamine Yamal. Ai dëshiron të jetë versioni më i mirë i vetvetes. Është shumë inteligjent”.
Barcelona do të udhëtojë drejt Parisit pas një fillimi mbresëlënës të sezonit, duke regjistruar 11 fitore në po aq ndeshje në të gjitha garat. Yamal ka qenë një prej lojtarëve kryesorë në repartin ofensiv të skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick.
Në anën tjetër, PSG-ja, kampione në fuqi e Evropës, ka nisur mirë edhe fazën e ligës në Ligën e Kampionëve, me dy fitore në dy ndeshjet e para./Telegrafi/





