Ballkani është mysafir i Gjilanit, në kuadër të xhiros së pestë në Superligën e Kosovës.
“Xhebrailat” kanë shënuar tre fitore në ndeshjet e fundit, andaj duan të vazhdojnë me të njëjtin ritëm.

Në anën tjetër, Gjilani nuk di për triumf në këto dy paraqitjet e fundit, kësisoj synojnë këndelljen sa më parë.
Përballja do të nisë nga ora 19:00./Telegrafi/





