Kombëtarja e Gjermanisë e ka nisur në mënyrën më të mirë sfidën ndaj Curaçaos, për të regjistruar një fitore mjaft të thellë.
Gjermanët fituan me rezultat 7-1, sfidë që e dominuan në të gjitha aspektet nga minuta e parë.
Felix Nmecha shënoi një gol të bukur në stilin vollej për ta zhbllokuar epërsinë pas vetëm gjashtë minutave lojë.

Megjithatë, Curaçao i shtangu të gjithë kur përmes një aksioni të shpejtë, Livano Comenencia shënoi nga distanca për ta barazuar rezultatin (21’).
Sidoqoftë, Gjermania shpejtë e ktheu epërsinë falë Nico Schlotterbeck që realizoi me kokë (38’).
Në përfundimin e pjesës së parë Bazoer shkaktoi penallti, nga e cila i pagabueshëm doli të jetë futbollisti që e humbi 11-metërshin në finalen e Ligës së Kampionëve, pra Kai Havertz (45+5’).
Gjermania e nisi fuqishëm edhe në pjesën e dytë, ku Jamal Musiala shënoi një gol të bukur pas asistimit të Kimmich (47’).
Për golin e pestë, u përkujdes Nathaniel Brown që nuk gaboi përballë portierit kundërshtar (68’).
Kurse, fitoren e vulosi Deniz Undav me një gol të bukur pas asistimit të Joshua Kimmich (78’).
Krejt në fund, Gjermania realizoi edhe një herë falë Havertz, për rezultatin përfundimtar 7-1.
Kësisoj, Gjermania merr pikët e para në grupin E, ku ndodhen edhe Ekuadori e Bregu i Fildishtë./Telegrafi/





