Genc Sadiku, punëtori sportiv i palodhshëm në disa sporte në kryeqytet

Sport

Genci Sadiku është një punëtor i palodhur dhe i përkushtuar sportiv, i cili prej vitesh jep kontribut të madh në organizimin dhe zhvillimin e sportit në vend, me theks të veçantë te sporti i femrave në qytetin e Prishtinës. Ai njihet për seriozitetin, profesionalizmin dhe gatishmërinë për të ndihmuar klubet në çdo aspekt, nga administrimi […]

Madhësia e shkronjave

Genci Sadiku është një punëtor i palodhur dhe i përkushtuar sportiv, i cili prej vitesh jep kontribut të madh në organizimin dhe zhvillimin e sportit në vend, me theks të veçantë te sporti i femrave në qytetin e Prishtinës.

Ai njihet për seriozitetin, profesionalizmin dhe gatishmërinë për të ndihmuar klubet në çdo aspekt, nga administrimi te koordinimi i aktiviteteve dhe garave.

Aktualisht, Sadiku mban disa pozita të rëndësishme: është sekretar i KBF Dodona (boks), kryetari i SHVP Prishtina (volejboll) dhe drejtor i KHF Prishtina 1957 (hendboll).

Përmes këtyre angazhimeve, ai ka krijuar një urë bashkëpunimi mes sportistëve, trajnerëve dhe institucioneve, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë dhe përfaqësimit të klubeve.

Puna e tij vlerësohet si e rëndësishme për forcimin e strukturave sportive dhe për hapjen e mundësive të reja për gjeneratat e reja. /Telegrafi/