Gashi-Kurtulmuş: Të zgjerohet bashkëpunimi ndërmjet parlamentit të Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë

Rajon

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në kuadër të konferencës në Romë, ka zhvilluar një takim me homologun turk, Numan Kurtulmuş, ku kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. “Në kuadër të Konferencës Europiane të Kryetarëve të Parlamenteve në Romë, zhvillova takim bilateral me z. […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në kuadër të konferencës në Romë, ka zhvilluar një takim me homologun turk, Numan Kurtulmuş, ku kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Në kuadër të Konferencës Europiane të Kryetarëve të Parlamenteve në Romë, zhvillova takim bilateral me z. Numan Kurtulmuş, Kryetar i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë.Gjatë takimit riafirmuam miqësinë tradicionale ndërmjet dy vendeve tona dhe diskutuam mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, si dhe për shkëmbimin e përvojave në fusha me interes të përbashkët.Vlerësova partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, duke shprehur përkushtimin për avancimin e mëtejshëm të tij në frymën e besimit dhe respektit të ndërsjellë”, ka shkruar Gashi.

Komentet