FSK mbështet zonat e prekura nga vërshimet

Nacionale

<div><div><img width="640" height="401" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812078-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="FSK mbështet zonat e prekura nga vërshimet" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="923" height="579" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812078-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="FSK mbështet zonat e prekura nga vërshimet"></p>Forca e Sigurisë së Kosovës, pas situatës së krijuar nga reshjet e dendura të shiut dhe përmbytja e disa vendbanimeve, ka njoftuar se ka ngritur nivelin e gatishmërisë së njësive të saj për t’u dalë në ndihmë Autoriteteve Civile në menaxhimin e situatës. Me urdhër të Komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari, ekipet në gatishmëri kanë</div>

Madhësia e shkronjave

Forca e Sigurisë së Kosovës, pas situatës së krijuar nga reshjet e dendura të shiut dhe përmbytja e disa vendbanimeve, ka njoftuar se ka ngritur nivelin e gatishmërisë së njësive të saj për t’u dalë në ndihmë Autoriteteve Civile në menaxhimin e situatës.
Me urdhër të Komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari, ekipet në gatishmëri kanë intervenuar në shpëtimin e jetëve, bazuar në kërkesat e pranuara nga Qendra e Situatave e Republikës së Kosovës.
“Njësitë e FSK-së mbesin në gatishmëri të plotë për të ofruar mbështetje për Autoritetet Civile me kapacitetet e Mbështetjes Ushtarake”, thuhet në njoftim.