Familja 7 anëtarëshe u bllokua pasi u përmbyt ura, kryefamiljari: Fati kemi pasë ushqim

Nacionale

<div><div><img width="640" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812076-attachment-1024x576.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Familja 7 anëtarëshe u bllokua pasi u përmbyt ura, kryefamiljari: Fati kemi pasë ushqim" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1600" height="900" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812076-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Familja 7 anëtarëshe u bllokua pasi u përmbyt ura, kryefamiljari: Fati kemi pasë ushqim" loading="lazy"></p>Një familje 7 anëtarësh mbeti e bllokuar në fshatin Zabel të Drenasit pasi që ura nëpër të cilën kalonin është përmbytur nga reshjet e mëdha të shiut.  Por kryefamiljari Fadil Saliuki, tha se tashmë komuna i ka dalë në ndihmë, duke treguar edhe se dëmet janë vetëm jashtë shtëpisë. “Kemi pasur probleme prej vërshimeve. Këtu</div>

Madhësia e shkronjave

Një familje 7 anëtarësh mbeti e bllokuar në fshatin Zabel të Drenasit pasi që ura nëpër të cilën kalonin është përmbytur nga reshjet e mëdha të shiut.  Por kryefamiljari Fadil Saliuki, tha se tashmë komuna i ka dalë në ndihmë, duke treguar edhe se dëmet janë vetëm jashtë shtëpisë.
“Kemi pasur probleme prej vërshimeve. Këtu urën e kam pasur të mbaruar, ma ka rrëzuar, ma ka hequr dhe sot e kam rregullu këtë, sepse dje nuk ka pasur shanse me dalë këndej. Jemi 7 anëtarë të familjes dhe për ushqim veç çka na ka qëlluar dje këtu, sepse nuk kemi mundur me dalë. Mbrëmë e kam thirrur kryetarin, sot na ka dalë në ndihmë menjëherë. Dëme nuk kemi brenda në shtëpi, vetëm jashtë për me hy e me dalë. Kërkesa jonë është me ndërtu një urë që mos mu blloku e me mbetë brenda. Për urën nuk kemi pasur bisedë ende”, tregoi banori./ Ekonomia Online