Ballkani dhe Vushtrria kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Therandasit janë nikoqir të vushtrriasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin e qytetit me fillim nga ora 16:30.

Ekipi i Mislav Karoglan vjen në këtë ndeshje pas humbjes në derbi nga Prishtinë në javën e parë dhe synojnë fitoren e parë të sezonit, pikërisht para tifozëve të vet.
Në anën tjetër, ekipi i Besnik Kollarit e ka nisur sezonin si mos më keq duke u mposhtur thellë nga Malisheva në javën e parë dhe sot do të tentojnë të marrin pikët e para të sezonit.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Ballkani: Nika; Zekaj, Jashanica, Xhemajli, Letaj; Sabanadzovic, Kuc, Domgjoni; Ajazaj, Serebe, Giovanni;
Vushtrria: Brozi; Islami, Maxhuni, Miftari, Emini; Paloka, Bahtiri, Behrami; Hasani, Ademi, Statovci;





