Gjithçka është gati për përballjen mes Anglisë dhe Kroacisë, me dy kombëtaret që do të zbresin në fushë për ndeshjen e tyre debutuese në Kupën e Botës 2026.
Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ka vendosur t’i besojë kapitenit Harry Kane në majën e sulmit, ndërsa pas tij do të veprojnë Jude Bellingham, Noni Madueke dhe Anthony Gordon.
Në mesfushë startojnë Declan Rice dhe Elliot Anderson, ndërsa mbrojtja udhëhiqet nga John Stones.
Në anën tjetër, Kroacia e Zlatko Dalić vazhdon të mbështetet te përvoja e legjendës Luka Modrić.
Mesfushori 40-vjeçar do të udhëheqë skuadrën në debutimin botëror, i mbështetur nga Perišić, Baturina dhe Pašalić në repartin ofensiv.
Pritet një duel spektakolar mes dy përfaqësueseve që synojnë ta nisin me fitore rrugëtimin e tyre në Botërorin e Amerikës së Veriut.
Anglia: Pickford – James, Stones, Konsa, O’Reilly – Anderson, Rice – Madueke, Bellingham, Gordon – Kane.
Kroacia: Livaković – Šutalo, Vušković, Gvardiol – Stanišić, Modrić, P. Sučić, Perišić – Mario Pašalić, Baturina – Musa.






