Fëmija në gjendje stabile pas lëndimit nga zjarri në një ndërtesë në Prishtinë, të lënduar lehtë edhe pesë zjarrfikës

Nacionale

Një fëmijë është në mesin e të lënduarve në zjarrin që ka përfshirë kulmin e një ndërtese në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë. Gjendja e tij është stabile ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtori i Emergjencës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla. “Është trajtuar në Qendrën e Emergjencës , ende është në […]

Madhësia e shkronjave

Një fëmijë është në mesin e të lënduarve në zjarrin që ka përfshirë kulmin e një ndërtese në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë.

Gjendja e tij është stabile ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtori i Emergjencës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla.

“Është trajtuar në Qendrën e Emergjencës , ende është në observim, gjendja stabile, do të transferohet në Klinikën e Kirurgjisë Plastike për vazhdim të tretmanit”, tha ai.

Ndërkaq në këtë incident, sipas drejtorit për Siguri dhe Emergjenca Lulzim Fushtica ka mbetur i lënduar edhe një banor tjetër si dhe pesë zjarrfikës kanë marrë lëndime të lehta gjatë intervenimeve në shuarjen e zjarrit.

Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit ku pas pranimit të informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ekipet e zjarrfikësve dhe ekipet mjekësore.