Fëmija i Arlinda Zekajt dërgohet në një strehimore në Kosovë

Nacionale

Fëmija rreth 12-vjeçar i Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, aktualisht ndodhet në njërën prej strehimoreve në Kosovë. Këtë e kanë konfirmuar për Telegrafin mediat nga Prokuroria Themelore në Pejë. “Nga informata që kemi është në një nga strehimoret në Republikën e Kosovës”, thanë nga Prokuroria Themelore në […]

Madhësia e shkronjave

Fëmija rreth 12-vjeçar i Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, aktualisht ndodhet në njërën prej strehimoreve në Kosovë.

Këtë e kanë konfirmuar për Telegrafin mediat nga Prokuroria Themelore në Pejë.

“Nga informata që kemi është në një nga strehimoret në Republikën e Kosovës”, thanë nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Nga Prokuroria po ashtu thanë që kjo çështje është në kompetencë të Qendrës për Punë Sociale.

Telegrafi është munduar të marrë përgjigje nga kjo QPS-ja, mirëpo të njëjtit nuk janë të qasshëm.

Ndryshe, Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Vrasja e saj ka rikthyer në vëmendje çështjen e dhunës në familje, mbrojtjen e grave dhe rolin e institucioneve në parandalimin dhe trajtimin e rasteve të tilla. /Telegrafi/

Komentet