Christian Pulisic është shumë pranë vazhdimit të kontratës me Milanin, pasi klubi italian dhe sulmuesi amerikan kanë arritur marrëveshje për bashkëpunimin e ri.
Sipas raportimeve të gazetës italiane La Gazzetta dello Sport, 28-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratën e re gjatë ditëve të ardhshme, duke e lidhur të ardhmen e tij me kuqezinjtë deri në vitin 2031.
Marrëveshja e re do t’i sjellë Pulisic edhe një përmirësim të konsiderueshëm financiar.
Aktualisht, reprezentuesi amerikan përfiton katër milionë euro neto në sezon, ndërsa me kontratën e re paga e tij do të rritet në pesë milionë euro në vit, pa përfshirë bonuset shtesë.
Drejtuesit e Milanit kanë kohë që po punojnë për të siguruar qëndrimin e sulmuesit, kontrata aktuale e të cilit skadon në fund të sezonit.
Paraqitjet e mira të amerikanit kanë bërë që klubi ta konsiderojë vazhdimin e bashkëpunimit si një nga prioritetet kryesore.
Pulisic ka vazhduar të japë kontribut të rëndësishëm edhe këtë sezon, duke shënuar në fitoren e fundit ndaj Venezias. Ky ishte goli i tij i dytë në pesë paraqitje në Serie A gjatë edicionit aktual.
Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes, me Milanin që synon ta mbajë amerikanin si një nga lojtarët kryesorë të repartit ofensiv edhe për vitet e ardhshme. /Telegrafi/