Pas ngjarjes, dy vajza, të dyja 25 vjeçare, dhe një djalë 28 vjeçar u arrestuan si të dyshuar për vrasje. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër dy ditë më parë, ku 22-vjeçari nga Kosova, Lorik A., humbi jetën pas një sulmi me thikë.
Në një postim në rrjetet sociale, familja e Lorikut shkruante: “Loriku ishte një i ri i kujdesshëm, i zgjuar dhe me një sens të mirë humori, me gjithë të ardhmen përpara. Ne, prindërit e tij, vëllai, e dashura, gjyshërit dhe familja e gjerë si dhe miqtë, e donim shumë. Një dritë është shuar në jetët tona dhe jemi të shkatërruar përtej fjalëve nga humbja e tij. Ju lutemi me mirësi të respektoni privatësinë tonë në këtë kohë”.
Gjithashtu, edhe familjarë të tjerë reaguan në rrjetet sociale, me mesazhe prekëse për ndarjen nga jeta të parakohshme të 22-vjeçarit. Loriku ishte nipi i këngëtares së njohur nga Kosova, Ganimete Abazi, e njohur si “Ganja”, e cila gjithashtu reagoi me një postim në rrjetet sociale. Pas ngjarjes, dy vajza, të dyja 25 vjeçare, dhe një djalë 28 vjeçar u arrestuan si të dyshuar për vrasje. Njëra nga vajzat u lirua me kusht, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Familja reagon për vdekjen tragjike të 22-vjeçarit nga Kosova në Londër
<div><div><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/822403-familja-reagon-per-vdekjen-tragjike-te-22-vjecarit-nga-kosova-ne-londer.webp" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="familja-reagon-per-vdekjen-tragjike-te-22-vjecarit-nga-kosova-ne-londer" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/822403-familja-reagon-per-vdekjen-tragjike-te-22-vjecarit-nga-kosova-ne-londer.webp" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="familja-reagon-per-vdekjen-tragjike-te-22-vjecarit-nga-kosova-ne-londer" loading="lazy"></p>Pas ngjarjes, dy vajza, të dyja 25 vjeçare, dhe një djalë 28 vjeçar u arrestuan si të dyshuar për vrasje. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër dy ditë më parë, ku 22-vjeçari nga Kosova, Lorik A., humbi jetën pas një sulmi me thikë. Në një postim në rrjetet sociale, familja e Lorikut shkruante:</div>





