Eskalon protesta në Tiranë, një polici i merr flakë uniforma nga hedhja e molotovëve

Nacionale

Situata në protestën që po zhvillohet në Tiranë ka eskaluar sërish, me përplasje të ashpra mes protestuesve dhe forcave të policisë. Një situatë e tensionuar është regjistruar këtë të diel, rreth orës 17:30, në sheshin “Skënderbej”, ku protestuesit janë përplasur me efektivët e policisë. Në një moment, protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të uniformave […]

Madhësia e shkronjave

Situata në protestën që po zhvillohet në Tiranë ka eskaluar sërish, me përplasje të ashpra mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Një situatë e tensionuar është regjistruar këtë të diel, rreth orës 17:30, në sheshin “Skënderbej”, ku protestuesit janë përplasur me efektivët e policisë.

Në një moment, protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të uniformave blu, ndërsa njërit prej policëve i ka marrë flakë uniforma.

Situata del sërish jashtë kontrollit në protestë, molotovë e gaz lotsjellës në rrugët e Tiranës

Gjatë incidenteve, protestuesit kanë hedhur gjithashtu gurë dhe molotovë në drejtim të policisë, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën.

Në mes të tensioneve dhe përplasjeve, forcat e policisë janë parë duke u tërhequr nga pozicionet e tyre. Ndërkohë, dy autobotë të policisë kanë mbërritur brenda sheshit “Skënderbej”, ku po hedhin ujë për të shpërndarë protestuesit.

Situata në terren mbetet e tensionuar, ndërsa protesta vijon mes hedhjes së mjeteve ndezëse dhe ndërhyrjes së forcave të rendit. /Telegrafi/

Komentet