Aprilia pushton Evropën që në debutim: Tuareg Rally merr dy tituj dhe dy vendet e para

Sport

Aprilia Tuareg Racing ka dominuar Kampionatin Evropian “Tout Terrain Rally Cup 2026”, duke fituar titullin e përgjithshëm dhe atë në kategorinë M5 për motoçikletat me dy cilindra. Thomas Marini u shpall kampion i Evropës në të dyja klasifikimet, ndërsa bashkëgaruesi i tij, Jacopo Cerutti, përfundoi në vendin e dytë. Ky është titulli i parë evropian […]

Madhësia e shkronjave

Aprilia Tuareg Racing ka dominuar Kampionatin Evropian “Tout Terrain Rally Cup 2026”, duke fituar titullin e përgjithshëm dhe atë në kategorinë M5 për motoçikletat me dy cilindra.

Thomas Marini u shpall kampion i Evropës në të dyja klasifikimet, ndërsa bashkëgaruesi i tij, Jacopo Cerutti, përfundoi në vendin e dytë.

Ky është titulli i parë evropian në klasifikimin e përgjithshëm për Aprilia Tuareg Racing, ndërsa për Marinin suksesi ka vlerë të veçantë, pasi e arriti në sezonin e tij të parë me motoçikletën Aprilia Tuareg Rally.

Garuesi nga San Marino e nisi kampionatin në Santiago de Compostela të Spanjës, ku përfundoi i dyti në klasifikimin e përgjithshëm, pas bashkëgaruesit Cerutti, duke fituar edhe dy etapa.

Në garën e radhës në Pefki Evia të Greqisë, ai mori dy fitore ditore në kategorinë e tij, ndërsa në raundin e fundit në Râmnicu Sărat të Rumanisë siguroi fitoren e parë të përgjithshme, me katër fitore ditore dhe podium në çdo etapë.

Cerutti e përfundoi kampionatin si nënkampion i Evropës, duke kompletuar suksesin e dyfishtë të Aprilias në të dyja klasifikimet. Italiani kishte fituar dy gara të përgjithshme në Spanjë dhe Greqi, por u detyrua të tërhiqej pas një rrëzimi të rëndë në raundin e fundit në Rumani, ku po luftonte me Marinin për titullin.

Aprilia në Kosovë përfaqësohet nga Ventoro Motors by Auto Mita.

“Jam shumë i lumtur që fitova titullin evropian në klasifikimin e përgjithshëm dhe në kategorinë time, veçanërisht pasi ky është viti im i parë me Aprilian. Të fitosh me një motoçikletë dhe ekip të ri është burim i madh krenarie”, deklaroi Marini, duke vlerësuar edhe punën e përbashkët me ekipin GCorse.

Ky triumf i shtohet sukseseve të Aprilia Tuareg Racing në garat jashtë rruge, pas dy fitoreve radhazi në Africa Eco Race në vitet 2024 dhe 2025, si dhe tre titujve radhazi në Italian Motorally nga viti 2023 deri më 2025./Telegrafi/

Komentet