Enver Hoxhaj mban fjalim në Kongresin Amerikan, kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO

Nacionale

<div><div><img width="577" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819327-enver-hoxhaj-mban-fjalim-ne-kongresin-amerikan-kerkon-anetaresimin-e-kosoves-ne-nato.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="enver-hoxhaj-mban-fjalim-ne-kongresin-amerikan,-kerkon-anetaresimin-e-kosoves-ne-nato" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="577" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819327-enver-hoxhaj-mban-fjalim-ne-kongresin-amerikan-kerkon-anetaresimin-e-kosoves-ne-nato.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="enver-hoxhaj-mban-fjalim-ne-kongresin-amerikan,-kerkon-anetaresimin-e-kosoves-ne-nato" loading="lazy"></p>Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mbajtur një fjalim në Kongres Amerikan në Washington D.C., ku ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke theksuar rëndësinë strategjike të Ballkanit për sigurinë evropiane. Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka ndarë fotografi nga pjesëmarrja e tij në Kongresin Amerikan ku edhe theksoi</div>

Madhësia e shkronjave

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mbajtur një fjalim në Kongres Amerikan në Washington D.C., ku ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke theksuar rëndësinë strategjike të Ballkanit për sigurinë evropiane.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka ndarë fotografi nga pjesëmarrja e tij në Kongresin Amerikan ku edhe theksoi rëndësinë strategjike të Ballkanit për sigurinë evropiane.
“Në fjalën time në Capitol Hill kërkova që Kosova të anëtarësohet në NATO. Siguria e Ballkanit është sot çështje kyçe e sigurisë evropiane.”, ka shkruar ai në Facebook.
Hoxhaj ka theksuar se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk është më vetëm një çështje rajonale, por një komponent thelbësor i arkitekturës së sigurisë në Evropë, veçanërisht në kontekstin e zhvillimeve të reja gjeopolitike.