Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve shqipe sipas Webometrics

Nacionale

<div><div><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819329-universiteti-i-prishtines-perseri-lider-i-universiteteve-shqipe-sipas-webometrics.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="universiteti-i-prishtines,-perseri-lider-i-universiteteve-shqipe-sipas-webometrics" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819329-universiteti-i-prishtines-perseri-lider-i-universiteteve-shqipe-sipas-webometrics.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="universiteti-i-prishtines,-perseri-lider-i-universiteteve-shqipe-sipas-webometrics" loading="lazy"></p>Universiteti i Prishtinës   është rikonfirmuar si universiteti më i mirë në gjuhën shqipe në renditjen e vitit 2026 të platformës ndërkombëtare „Webometrics”. Sipas renditjes më të re globale, UP-ja pozicionohet në vendin e 2403-të, që përbën nivelin më të lartë që universiteti ka arritur ndonjëherë në këtë platformë. Për krahasim, në janar 2025 UP-ja ishte</div>

Madhësia e shkronjave

Universiteti i Prishtinës   është rikonfirmuar si universiteti më i mirë në gjuhën shqipe në renditjen e vitit 2026 të platformës ndërkombëtare „Webometrics”.
Sipas renditjes më të re globale, UP-ja pozicionohet në vendin e 2403-të, që përbën nivelin më të lartë që universiteti ka arritur ndonjëherë në këtë platformë. Për krahasim, në janar 2025 UP-ja ishte në vendin e 2543-të, ndërsa në fillim të vitit 2024 renditej e 2605-ta.
Platforma „Webometrics” vlerëson universitete nga e gjithë bota duke marrë parasysh dukshmërinë globale, prezencën digjitale, cilësinë dhe ndikimin e kërkimit shkencor, transparencën dhe performancën akademike.
Renditja e vitit 2026 përfshin mbi 30,000 institucione të arsimit të lartë nga të gjitha kontinentet, duke konfirmuar kështu pozicionin e UP-së si lider ndër universitetet që ofrojnë mësim në gjuhën shqipe. Ky sukses reflekton përpjekjet e vazhdueshme të universitetit për të rritur cilësinë akademike, inovacionin dhe prezencën globale në shkencë dhe arsim.