Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, njofton se ka realizuar me sukses ekstradimin e dy të kërkuarve me letër rreshtim ndërkombëtar.
Policia njofton se “ekstradimet u realizuan me datat 17 dhe 19 shkurt 2026, pasi që të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritete gjermane, të cilët ishin të kërkuar përmes Interpol-it, njëri për veprat penale “vrasje në tentative” dhe “armëmbajtje pa leje” ndërsa tjetri për veprën penale “vjedhje e rëndë”,”.
Të dyshuarit pas ekstradimit, u janë dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore, vijon njoftimi.
“Policia e Kosovës do të vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”,përfundon njoftimi.
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar
<div><div><img width="640" height="354" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/813369-attachment-1024x567.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Vitin e kaluar në rajonin e Mitrovicës së Veriut u regjistruan 133 aksidente, Policia rendit shkaqet kryesore" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1620" height="897" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/813369-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Vitin e kaluar në rajonin e Mitrovicës së Veriut u regjistruan 133 aksidente, Policia rendit shkaqet kryesore" loading="lazy"></p>Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, njofton se ka realizuar me sukses ekstradimin e dy të kërkuarve me letër rreshtim ndërkombëtar. Policia njofton se “ekstradimet u realizuan me datat 17 dhe 19 shkurt 2026, pasi që të dyshuarit ishin arrestuar</div>






