Dy robotë kurorëzojnë “dashurinë” – ceremonia merr vëmendje të madhe

Teknologji

Një çift robotësh humanoidë “u martuan” në një ceremoni simbolike në Rusi. Në një event të mbajtur në Bibliotekën Pushkin në Moskë, Robert dhe Matilda i shprehën dashurinë njëri-tjetrit dhe u shpallën zyrtarisht “bashkëshortë robotë”. Ata shoqëroheshin nga “kafshët shtëpiake” të tyre, qeni robotik Dogmatic, i cili solli unazat e tyre të martesës. Biblioteka tha […]

Madhësia e shkronjave

Një çift robotësh humanoidë “u martuan” në një ceremoni simbolike në Rusi.

Në një event të mbajtur në Bibliotekën Pushkin në Moskë, Robert dhe Matilda i shprehën dashurinë njëri-tjetrit dhe u shpallën zyrtarisht “bashkëshortë robotë”.

Ata shoqëroheshin nga “kafshët shtëpiake” të tyre, qeni robotik Dogmatic, i cili solli unazat e tyre të martesës.

Biblioteka tha se “të porsamartuarit” recituan betimet “duke premtuar të jenë partnerë të besueshëm përmes të gjitha algoritmeve të jetës, të mbështesin njëri-tjetrin përmes çdo përditësimi dhe të ruajnë gjithmonë një lidhje të qëndrueshme”. /Telegrafi/