Dita e fundit e samitit të G7 përqëndrohet te rrjetet sociale

Teknologji

Udhëheqësit e vendeve të G7 do të përqendrohen këtë të mërkurë te rreziqet e sigurisë që lidhen me Al dhe rrjetet sociale, në ditën e fundit të samitit treditor që është dominuar nga çështjet e politikës së jashtme dhe roli i presidentit amerikan Donald Trump. Takimi i liderëve të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë […]

Madhësia e shkronjave

Udhëheqësit e vendeve të G7 do të përqendrohen këtë të mërkurë te rreziqet e sigurisë që lidhen me Al dhe rrjetet sociale, në ditën e fundit të samitit treditor që është dominuar nga çështjet e politikës së jashtme dhe roli i presidentit amerikan Donald Trump.

Takimi i liderëve të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara është fokusuar kryesisht në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin dhe në presionin ndaj Rusisë për të avancuar procesin e paqes në Ukrainë.

Megjithatë, në ditën përmbyllëse të samitit, vëmendja do të zhvendoset te sfidat e botës digjitale.

Disa vende evropiane anëtare të G7 po kërkojnë masa më të forta sigurie dhe rregullim më të madh të platformave teknologjike, një qasje që ka shkaktuar pakënaqësi në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan Donald Trump ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë samitit të zhvilluar në Evian të Francës.

Në një lëvizje të pazakontë diplomatike, presidenti francez Emmanuel Macron e ka ftuar homologun e tij amerikan për një darkë private në Pallatin e Versajës pas përfundimit të punimeve të samitit.

Trump konfirmoi se kishte pranuar ftesën e Macron, duke vlerësuar Pallatin e Versajës si një simbol autentik historik dhe kulturor të Francës.

Takimi mes dy liderëve pritet të shërbejë si një mundësi shtesë për diskutime mbi çështjet ndërkombëtare dhe bashkëpunimin mes aleatëve perëndimorë. /Telegrafi/