Sot pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Gjatë ditës, sidomos në orët e pasdites, vranësirat mund të sjellin ndonjë rigë shiu në zona të veçanta.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale nga 25 deri në 28°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe perëndimi me shpejtësi 1–6 m/s. /Telegrafi/





