Mot i vranët në Shqipëri, pasditja me shi

Nacionale

Shqipëria të premten pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime përgjatë Ultësirës Perëndimore si dhe vranësira të pakta hera – herës deri mesatare përgjatë relieveve malore ë lindje e juglindje kryesisht në orët e mesditës e pasdite. Vranësira pritet të shoqërohen me reshje […]

Madhësia e shkronjave

Shqipëria të premten pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime përgjatë Ultësirës Perëndimore si dhe vranësira të pakta hera – herës deri mesatare përgjatë relieveve malore ë lindje e juglindje kryesisht në orët e mesditës e pasdite.

Vranësira pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët, pas orëve të pasdites ndërprerje e reshjeve.

Në majat e maleve në verilindje-juglindje reshje bore me intensitet kryesisht të ulët.

Era me drejtim veri – verilindje shpejtësi 8m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri 18m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-4ballë. /Telegrafi/

Komentet