Dhëmbët e fëmijës tuaj janë me hapësira? Ortodontja Pasionare Xharra-Budima: Prindërit nuk duhet të alarmohen

shendetesi

Shumë prindër shqetësohen kur shohin se dhëmbët e përparmë të fëmijëve të tyre dalin me hapësira ose duken të shpërndarë. Megjithatë, sipas specialistes së ortodoncisë, Pasionare Xharra-Budima, kjo është shpesh një fazë krejtësisht normale e zhvillimit të dhëmbëve të përhershëm. Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur United Hospital, ajo tha se kjo […]

Madhësia e shkronjave

Shumë prindër shqetësohen kur shohin se dhëmbët e përparmë të fëmijëve të tyre dalin me hapësira ose duken të shpërndarë. Megjithatë, sipas specialistes së ortodoncisë, Pasionare Xharra-Budima, kjo është shpesh një fazë krejtësisht normale e zhvillimit të dhëmbëve të përhershëm.

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur United Hospital, ajo tha se kjo situatë vërehet më së shpeshti rreth moshës shtatëvjeçare, kur fillojnë të dalin dhëmbët e përhershëm.

“Prindërit vijnë shpesh të shqetësuar dhe pyesin pse fëmija i ka dhëmbët e ndarë. Në fakt, kjo është mënyra normale e daljes së tyre dhe zakonisht nuk është arsye për alarm”, tha Xharra-Budima.

Ajo shpjegoi se në këtë fazë dhëmbët e përparmë mund të jenë të larguar nga njëri-tjetri, sepse organizmi po krijon hapësirën e nevojshme për daljen e dhëmbëve të tjerë.

“Kur fillojnë të dalin dhëmbët anësorë dhe kaninët, rrënjët e tyre ushtrojnë presion dhe gradualisht i sjellin dhëmbët e përparmë në pozicionin e duhur”, sqaroi ortodontja.

Sipas saj, kjo fazë është aq e zakonshme sa në literaturën ortodontike njihet edhe si faza **‘Ugly Duckling’**, një periudhë kalimtare në të cilën dhëmbët mund të duken të çrregullt, por që zakonisht korrigjohet natyrshëm me zhvillimin e mëtejshëm.

Xharra-Budima theksoi se ndërhyrjet e nxituara në këtë periudhë mund të jenë të panevojshme dhe madje të pengojnë daljen normale të dhëmbëve të tjerë.

“Nuk duhet të ngutet askush për t’i mbyllur ato hapësira. Në shumë raste duhet vetëm durim dhe përcjellje nga ortodonti. Ortodoncia nuk është gjithmonë ndërhyrje – ndonjëherë trajtimi më i mirë është të presësh momentin e duhur”, përfundoi ajo.

Për më shikoni podcastin “Shëndeti në rend të parë”: