Dënimi i katërshes së UÇK-së, Kosova reagon

Nacionale

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar katër ish-krerët e UÇK-së, duke shqiptuar dënim prej 25 vjetësh burgim për Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, 18 vjet për Kadri Veselin dhe 13 vjet për Rexhep Selimin. Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan për krime lufte, përfshirë ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe […]

Madhësia e shkronjave

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar katër ish-krerët e UÇK-së, duke shqiptuar dënim prej 25 vjetësh burgim për Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, 18 vjet për Kadri Veselin dhe 13 vjet për Rexhep Selimin.

Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan për krime lufte, përfshirë ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Pas shpalljes së këtij aktgjykimi kanë nisur reagimet e para nga skena politike, familjarët, bashkëluftëtarët dhe qytetarët në Kosovë.

Ndiqni LIVE reagimet dhe zhvillimet e fundit nga Kosova dhe Haga.

Ramush Haradinaj ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar vendimin si të papranueshëm dhe të padrejtë.

Haradinaj ka deklaruar se lufta e UÇK-së ishte luftë çlirimtare dhe se beteja për drejtësi duhet të vazhdojë edhe në shkallët e tjera të gjykim.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Konjufca ishte i pranishëm në Dhomat e Specializuara gjatë shpalljes së vendimit.

Duke dalë nga objekti i gjykatës, Konjufca e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të pamerituar.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka shprehur reagimin e tij me një fjalë të vetme: “Marre”.

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, me të cilin babai i saj është dënuar me 25 vjet burgim.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Krasniqi e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe ka shprehur bindjen në pafajësinë e babait të saj dhe të bashkëakuzuarve.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, sot, në qytetin e drejtësisë, ndodhi padrejtësia më e madhe e këtij shekulli”, ka shkruar ajo.