Deliu e PDK-së: Qeveria ta dërgoj në Kuvend plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Nacionale

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu i ka bërë thirrje sot Qeverisë së Kosovës që të dërgoj në Kuvend plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Deliu në një konferencë për media tha se Kosova nuk është aktualisht në një situatë normale. “I bëj thirrje Qeverisë së Kosovës, ministres Donika Gërvalla, që të […]

Madhësia e shkronjave

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu i ka bërë thirrje sot Qeverisë së Kosovës që të dërgoj në Kuvend plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Deliu në një konferencë për media tha se Kosova nuk është aktualisht në një situatë normale.

“I bëj thirrje Qeverisë së Kosovës, ministres Donika Gërvalla, që të sjell në Kuvend plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara”, tha ajo.

Tutje Deliu shtoi karshi kësaj situate duhet të sillen me përgjegjësi të plotë.

“Thirrja ime është që Qeveria të mos e zvarris plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e specializuara”, tha ajo. /Telegrafi/