Punimet e Komisionit Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt janë ndërprerë për disa minuta gjatë thirrjes së ezanit.
Gjatë diskutimeve për rastin tragjik, deputetja Emilia Rexhepi e cila ishte duke folur u ndal derisa përfundojë thirrja e ezanit.
Në shenjë respekti, anëtarët e komisionit kanë mbajtur qetësi, ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, i njohur si Mulla Osmani, është parë duke bërë lutje.
Pas përfundimit të ezanit, anëtarët e komisionit kanë vazhduar diskutimet dhe punën për shqyrtimin e rrethanave që i paraprinë vrasjes së Arlinda Zekajt. /Telegrafi/