Haradinaj nderon Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun në 37-vjetorin e rënies së tyre

Nacionale

Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Prishtinë, në nderim të heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në 37-vjetorin e rënies së tyre. Haradinaj ka kujtuar kontributin e dy atdhetarëve, të cilët me jetën dhe veprën e tyre u bënë frymëzim për brezat që luftuan për çlirimin e Kosovës. “Heronjtë […]

Madhësia e shkronjave

Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Prishtinë, në nderim të heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në 37-vjetorin e rënies së tyre.

Haradinaj ka kujtuar kontributin e dy atdhetarëve, të cilët me jetën dhe veprën e tyre u bënë frymëzim për brezat që luftuan për çlirimin e Kosovës.

“Heronjtë e kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu i takojnë brezit të hershëm të lëvizjeve për liri, i atdhetarëve që ranë për çlirimin e Kosovës. Afrimi e Fahriu janë atdhetarët e hershëm që me jetën dhe veprën e tyre motivuan brezat që në fundshekullin e kaluar t’i japin fund robërisë përmes luftës sonë çlirimtare”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Komentet