Deco zbulon të vërtetën pse Barcelona zgjodhi transferimin e Gordon para Rashfordit

Sport

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka shpjeguar pse klubi katalunas vendosi të transferojë Anthony Gordon në vend të Marcus Rashford, një vendim që shkaktoi shumë diskutime gjatë kësaj vere. Rashford, i cili iu bashkua Barcelonës në huazim njëvjeçar në korrik të vitit të kaluar, pati një sezon pozitiv, duke shënuar 14 gola dhe dhuruar 14 […]

Madhësia e shkronjave

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka shpjeguar pse klubi katalunas vendosi të transferojë Anthony Gordon në vend të Marcus Rashford, një vendim që shkaktoi shumë diskutime gjatë kësaj vere.

Rashford, i cili iu bashkua Barcelonës në huazim njëvjeçar në korrik të vitit të kaluar, pati një sezon pozitiv, duke shënuar 14 gola dhe dhuruar 14 asistime në të gjitha garat.

Paraqitjet e tij bindën edhe trajnerin Hansi Flick, megjithatë Barcelona vendosi të mos e aktivizojë opsionin e blerjes prej 30 milionë eurosh.

Në vend të Rashfordit, katalunasit investuan 80 milionë euro për Anthony Gordon, i cili e ka nisur në mënyrë fantastike aventurën në “Camp Nou”, me pesë asistime në katër ndeshjet e para në La Liga.

Deco tha se Barcelona është mirënjohëse për kontributin e Rashfordit, por stili i Gordonit përputhet më shumë me atë që kërkon skuadra.

“Jemi jashtëzakonisht mirënjohës ndaj Rashfordit. Ai kontribuoi shumë sezonin e kaluar, por ideja jonë e lojës lidhet më shumë me Anthony”, deklaroi Deco.

“Stili i tij përshtatet me atë që kërkon trajneri. Ne e shohim çdo stërvitje dhe e analizojmë ekipin”, shtoi ai.

Sipas Decos, Barcelona kishte nevojë për më shumë intensitet në lojën e saj, sidomos në ndeshjet ku Raphinha mungonte.

“Një nga aspektet ku patëm vështirësi sezonin e kaluar, pa Raphinhan, ishte se energjia e ekipit binte. Na duhej më shumë intensitet”.

“Analizuam shumë sulmues krahu. Të transferosh dikë nga Liga Premier është pothuajse e pamundur, por Flick e kishte të qartë atë që dëshironte dhe prej aty punuam për marrëveshjen”, përfundoi ai./Telegrafi/