Cucurella në hall, De la Fuente ia kujton premtimin: Tani duhet ta bësh tatuazhin

Sport

Luis de la Fuente pret që Marc Cucurella ta mbajë premtimin e dhënë para Kupës së Botës dhe ta bëjë tatuazh fytyrën e përzgjedhësit të Spanjës, pas triumfit në Botërorin 2026. Spanja mposhti Argjentinën me rezultat 1-0 në finale, falë golit të Ferran Torres në vazhdimet e kohës shtesë, duke fituar titullin e dytë kampion […]

Madhësia e shkronjave

Luis de la Fuente pret që Marc Cucurella ta mbajë premtimin e dhënë para Kupës së Botës dhe ta bëjë tatuazh fytyrën e përzgjedhësit të Spanjës, pas triumfit në Botërorin 2026.

Spanja mposhti Argjentinën me rezultat 1-0 në finale, falë golit të Ferran Torres në vazhdimet e kohës shtesë, duke fituar titullin e dytë kampion bote.

Ky sukses vazhdon periudhën e artë të futbollit spanjoll, pasi kombëtarja e meshkujve është gjithashtu kampione në fuqi e Evropës, ndërsa Spanja mban edhe titullin e kampiones së botës për femra.

Para nisjes së turneut, mbrojtësi i krahut, Marc Cucurella, kishte premtuar se do të bënte tatuazh fytyrën e Luis de la Fuentes nëse Spanja do ta fitonte Kupën e Botës.

Pas finales, tekniku spanjoll u pyet për këtë premtim dhe u përgjigj me humor.

“Ata bënë një gabim, por janë burra që e mbajnë fjalën. Nuk jam edhe aq i shëmtuar, vetëm duhet të gjejnë një pjesë të trupit që nuk është shumë e dukshme”.

De la Fuente la të kuptohet se nuk ishte vetëm Cucurella që kishte bërë një premtim të tillë, përpara se ta mbyllte me një tjetër batutë.

“Nëse thua diçka, duhet ta mbash fjalën”./Telegrafi/