Influencuesja belge, Celine Dept ka publikuar një video me disa nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror, duke bërë së bashku me ta festimin e golave që ata i karakterizon.
Kupa e Botës 2026 ka sjell shumë emocione deri tani dhe tashmë disa nga yjet kryesor të futbollit botëror kanë treguar se do të jenë përsëri ata që do ta thonë fjalën e fundit.
Të tillë si Lionel Messi, Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Cristiano Ronaldo dhe Erling Haaland veçse kanë filluar me gola dhe paraqitje të mira duke i bërë edhe kombëtaret e tyre si favorite për të fituar trofeun.
Por, influencuesja belge, Celine Dept ka takuar disa nga këta yje duke bërë së bashku me ta festimin e golave që i karakterizon dhe i ka pyetur ndjekësit se cili prej tyre e ka festimin më të mirë.
Pjesë e videos së Debt janë emra të njohur si Mbappe, Rodri, Weston McKennie, Haaland, Miguel Almiron, Heung-min Son, Vinicius, Achraf Hakimi dhe Ronaldo, duke bërë një video që tashmë ka arritur miliona klikime në të gjitha rrjetet sociale.
Mendimet e tifozëve ishin të ndryshme, por festimi ikonik i Ronaldos i njohur si “Siiiuuu” duket se ka pasur më shumë komente.
Ndryshe, Celine Dept është një influencuese belge aktive në TikTok dhe YouTube, dhe belgerja e parë që arriti 10 milionë abonentë në YouTube.
Ajo filloi të ngarkonte video në TikTok në prill të vitit 2019, dhe deri në janar 2020, kishte numrin më të lartë të ndjekësve në TikTok nga çdo influencuese belge, me rreth 2.7 milionë ndjekës. /Telegrafi/






