Çdo i pesti gjerman jeton vetëm

Bota

Vitin e kaluar në Gjermani rreth 17.3 milionë njerëz jetonin vetëm në një familje njëanëtarëshe, që përbën afërsisht një në çdo pesë banorë të vendit (20.9 për qind), njoftoi të mërkurën Zyra Federale e Statistikave. Shifra është pothuajse e njëjtë me vitin 2024, kur u raportua se 17.4 milionë njerëz jetonin vetëm. Megjithatë, ky numër […]

Madhësia e shkronjave

Vitin e kaluar në Gjermani rreth 17.3 milionë njerëz jetonin vetëm në një familje njëanëtarëshe, që përbën afërsisht një në çdo pesë banorë të vendit (20.9 për qind), njoftoi të mërkurën Zyra Federale e Statistikave. Shifra është pothuajse e njëjtë me vitin 2024, kur u raportua se 17.4 milionë njerëz jetonin vetëm.

Megjithatë, ky numër është rritur ndjeshëm gjatë 20 viteve të fundit, me 22.3 për qind.

“Ky nuk është domosdoshmërisht një zhvillim negativ”, thotë sociologu Alexander Langenkamp nga Universiteti Goethe në Frankfurt.

Sipas tij, sot njerëzit në përgjithësi mund të përballojnë financiarisht të jetojnë vetëm, dhe nga ky trend përfitojnë veçanërisht gratë. “Sa më i madh të jetë qyteti, aq më i lartë është përqindja e njerëzve që jetojnë vetëm”, kanë konstatuar statisticienët.

Në qytetet me më shumë se 100 mijë banorë në vitin 2025, pak më shumë se një e katërta e popullsisë (25.9 për qind) jetonte vetëm, shkruajnë mediat.

Në komunat e mesme me 20 mijë deri në 100 mijë banorë kjo shifër ishte 20.6 për qind, ndërsa në qytetet e vogla me më pak se 20 mijë banorë ishte më e ulëta, 17.2 për qind.

Personat që jetojnë vetëm janë më së shpeshti të moshës së tretë. Statistikat tregojnë se vitin e kaluar, në grupmoshën mbi 65 vjeç, një në tre persona (34.4 për qind) jetonte vetëm. Ndërsa tek ata mbi 85 vjeç, kjo shifër kalon gjysmën e popullsisë, duke arritur në 55.8 për qind. /Telegrafi/