Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, ka bërë një dedikim romantik për bashkëshorten e tij me rastin e ditëlindjes.
Teksa çifti ndodhet në Bratislavë, Blerando ka ndarë një fotografi krah partneres së tij në InstaStory, shoqëruar me një mesazh dashurie.

“Urime ditëlindjen gruaja ime, të dua fort”, ka shkruar ai.
Blerando dhe bashkëshortja e tij kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në maj të këtij viti.
Çifti duket se po e shijon këtë periudhë së bashku, ndonëse kanë qenë më të tërhequr në rrjete sociale.
Blerando për publikun u bë më i njohur me paraqitjen në edicionin e dytë të Big Brother Kosova.
Pas kësaj, solli edhe disa projekte muzikore që rezultuan të suksesshme. /Telegrafi/





