Mbrojtësi Manuel Akanji ka zbuluar se gjatë verës së kaluar ishte shumë pranë transferimit te Milan, përpara se të zgjidhte përfundimisht Inter – një vendim që tashmë po rezulton i qëlluar.
Zviceran ishte në qendër të një “beteje” mes dy rivalëve të qytetit, me Milanin që bëri lëvizjen e parë, por pa arritur të mbyllte marrëveshjen. Kjo i hapi rrugë Interit, që përfitoi nga situata dhe e siguroi lojtarin, duke forcuar ndjeshëm repartin defensiv.
Në një prononcim për Sport Mediaset, Akanji foli hapur për negociatat dhe zgjedhjen e tij:
“Isha në bisedime me Milanin gjatë verës, por mendova se Interi ishte destinacion më i përshtatshëm për mua. Mund të them se zgjedhja ka rezultuar e duhur. Agjenti im negocioi me klubin dhe gjithçka shkoi mirë në këtë mënyrë”.
Për Milanin, humbja e një profili si Akanji konsiderohet një mundësi e shpërdoruar, pasi një lojtar me përvojën e tij – sidomos pas aventurës te Manchester City – do të kishte qenë një përforcim i rëndësishëm.
Ndërkohë, Interi po përfiton nga paraqitjet e tij, duke treguar se vendimi për ta marrë atë dhe për të dërguar Benjamin Pavard në huazim te Marseille ka qenë pjesë e një strategjie të menduar mirë./Telegrafi/






