Bersant Celina konfirmon largimin nga AIK-u, afër kalimit te Al Ettifaq

Sport

Mesfushori Bersant Celina e ka konfirmuar largimin nga skuadra suedeze AIK, me të cilët zhvilloi ndeshjen e fundit këtë vikend, ndërsa po bëhet gati për kalimin në Lindjen e Mesme, më saktësisht te gjiganti arab Al Ettifaq. Celina që do të udhëtojë për t’iu bashkuar Kosovës para përballjes me Andorrën, befasoi të gjithë duke konfirmuar […]

Madhësia e shkronjave

Mesfushori Bersant Celina e ka konfirmuar largimin nga skuadra suedeze AIK, me të cilët zhvilloi ndeshjen e fundit këtë vikend, ndërsa po bëhet gati për kalimin në Lindjen e Mesme, më saktësisht te gjiganti arab Al Ettifaq.

Celina që do të udhëtojë për t’iu bashkuar Kosovës para përballjes me Andorrën, befasoi të gjithë duke konfirmuar se kjo ishte sfida e fundit në këtë fanellë.

“Është keq për të thënë, por fatkeqësisht kjo ishte ndeshja ime e fundit me AIK-un. Kam pasur kohë fantastike këtu dhe do të më mungoj shumë klubi”.

“Jam shumë i emocionuar tani”, konfirmoi Celina.

I shokuar me largimin mbeti edhe trajneri Jose Riveiro, që deklaroi se pa Celinën klubi suedez do të humbasë shumë.

“Vërtetë? Nuk e dija. Duhet ta pyesni Celinën”.

Ndërsa, bashkëlojtari Dino Besirovic shtoi: “Nëse e humbim është mungesë e madhe… gabim për të qenë i sinqertë. Ka qenë lojtar fantastik me shumë kualitet. Nëse e humbim është problem i madh për ne”.

Në bazë të raportimeve të “Expressen”, Celina do t’i bashkohet Al Ettifaq, pavarësisht që interesim ka shprehur edhe klubi turk Buraspor, i cili garon në divizionin e tretë.

“Celina po negocion me Al Ettifaq për një kontratë trevjeçare në Arabinë Saudite. Bursaspori nga Turqia gjithashtu po negocion me të për një kontratë katërvjeçare. Celina ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar, por të gjitha indikacionet e dërgojnë në Arabinë Saudite”.

Kësisoj, Celina e mbyllë marrëveshjen me AIK-un, skuadër që ishte prej vitit 2023, ku zhvilloi 92 paraqitje për të kontribuar me 16 gola e 14 asistime në proces./Telegrafi/