Berat Lahu publikon dokumente: Muja dhe Rizvanolli mos ta fshehin të vërtetën e licencimit të EFT-së së Hamoviqit

Nacionale

<div><div><img width="640" height="348" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/807100-attachment-1024x557.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Berat Lahu publikon dokumente: Muja dhe Rizvanolli mos ta fshehin të vërtetën e licencimit të EFT-së së Hamoviqit" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="2048" height="1114" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/807100-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Berat Lahu publikon dokumente: Muja dhe Rizvanolli mos ta fshehin të vërtetën e licencimit të EFT-së së Hamoviqit"></p>Ish-asamblisti i LVV-së në Prishtinë, Berat Lahu ka hedhur poshtë pretendimet e zyrtarëve të LVV-së, të cilët pretenduan se kompania energjetike e Vuk Hamoviqit, EFT, nuk është licencuar gjatë mandatit të Qeverisë Kurti 2. Lahu, në një paraqitje televizive të para pak ditëve, tha se kompania e oligarkut serb Hamoviq, EFT, është licencuar nga ZRrE</div>

Madhësia e shkronjave

Ish-asamblisti i LVV-së në Prishtinë, Berat Lahu ka hedhur poshtë pretendimet e zyrtarëve të LVV-së, të cilët pretenduan se kompania energjetike e Vuk Hamoviqit, EFT, nuk është licencuar gjatë mandatit të Qeverisë Kurti 2.
Lahu, në një paraqitje televizive të para pak ditëve, tha se kompania e oligarkut serb Hamoviq, EFT, është licencuar nga ZRrE në vitin 2021.
Por, ish-deputeti i LVV-së, Armend Muja dhe ish-ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mohuan deklarimet e Lahut, duke pretenduar se kompania funksionon që nga viti 2008 në Kosovë.
E Lahu, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar dokumente që thotë se mbështesin pretendimin e tij.
“Unë, Berat Lahu, nuk po shpif. Armend Muja dhe Artane Rizvanolli më mirë është ta pranojnë se sa të përpiqen ta fshehin të vërtetën e tmerrshme dhe të pabesueshme të licencimit të EFT. Më 02 shtator 2021, është licensu EFT, nga ZRRE”, shkroi Lahu.