Bayerni zbulon fanellat e reja, do të debutojnë me to ndaj PSG-së

Sport

Gjiganti gjerman Bayern Munich ka prezntuar zyrtarisht fanellën e re për shtëpi të prodhuar nga Adidas. Shfaqja e fanellës së re, me të cilën Bayerni do të luajë ndeshjet në shtëpi, i gëzoi tifozët e klubit bavarez dhe do të debutojë shumë shpejt. Konkretisht, Bayern konfirmoi se do të luajë me këtë fanellë në ndeshjen […]

Madhësia e shkronjave

Gjiganti gjerman Bayern Munich ka prezntuar zyrtarisht fanellën e re për shtëpi të prodhuar nga Adidas.

Shfaqja e fanellës së re, me të cilën Bayerni do të luajë ndeshjet në shtëpi, i gëzoi tifozët e klubit bavarez dhe do të debutojë shumë shpejt.

Konkretisht, Bayern konfirmoi se do të luajë me këtë fanellë në ndeshjen e radhës kundër Paris Saint Germain në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Bëhet fjalë për ndeshjen e kthimit të kësaj faze të garës, e cila do të luhet të mërkurën në orën 21:00 në Allianz Arena.

Fanella e re e Bayernit është tashmë e disponueshme në dyqanin e tifozëve të Bayernit.

Fanella e re për sezonin 2026/27 është vetëm një vazhdim i bashkëpunimit dhjetëra vjeçar midis Adidas dhe Bayern, i cili ka filluar që nga vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar. Është një nga partneritetet më të gjata dhe më të qëndrueshme në botën e sportit.

Përveç kësaj, Adidas nuk është vetëm sponsor, por edhe pronar i pjesshëm i klubit (duke mbajtur rreth 8.33 përqind të aksioneve), gjë që e forcon më tej këtë marrëdhënie afatgjatë. /Telegrafi/