Bardhyl Hasanpapaj pas tubimit të LDK-së: Kjo është lista e fitores

Nacionale

Kandidati i LDK-së për deputet, Bardhyl Hasanpapaj ka publikuar një video pas tubimit të madh të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku u prezantuan kandidatët për zgjedhjet e 7 qershorit. Hasanpapaj ndau pamje nga atmosfera e krijuar në tubim, duke e cilësuar LDK-në si “lista e fitores”. “Kjo është LDK-ja, kjo është lista e fitores, kjo […]

Madhësia e shkronjave

Kandidati i LDK-së për deputet, Bardhyl Hasanpapaj ka publikuar një video pas tubimit të madh të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku u prezantuan kandidatët për zgjedhjet e 7 qershorit.

Hasanpapaj ndau pamje nga atmosfera e krijuar në tubim, duke e cilësuar LDK-në si “lista e fitores”.

“Kjo është LDK-ja, kjo është lista e fitores, kjo është Kosova që e duam, e bashkuar, e integruar në Bashkimin Evropian. Fitore më 7 qershor”, u shpreh Hasanpapaj në videon e publikuar.

Në tubimin e djeshëm të LDK-së morën pjesë qindra qytetarë dhe mbështetës të partisë, ndërsa kandidatët u prezantuan zyrtarisht në nisje të fushatës zgjedhore. /Telegrafi/