AUV asgjëson 19200 kg mish pule të importuar nga Polonia

Nacionale

<div><div><img width="640" height="391" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/810838-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="AUV asgjëson 19200 kg mish pule të importuar nga Polonia" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="742" height="453" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/810838-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="AUV asgjëson 19200 kg mish pule të importuar nga Polonia" loading="lazy"></p>Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton opinionin publik se, me kërkesë të kompanisë APETIT dhe në kuadër të kontrollit zyrtar të realizuar nga inspektorët e AUV-së, në një ngarkesë të mishit të pulës të importuar nga Polonia, nga kompania APETIT Sh.p.k., Vushtrri, është konstatuar prania e bakterit Salmonella spp. “Menjëherë pas konstatimit të këtij</div>

Madhësia e shkronjave

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton opinionin publik se, me kërkesë të kompanisë APETIT dhe në kuadër të kontrollit zyrtar të realizuar nga inspektorët e AUV-së, në një ngarkesë të mishit të pulës të importuar nga Polonia, nga kompania APETIT Sh.p.k., Vushtrri, është konstatuar prania e bakterit Salmonella spp.

“Menjëherë pas konstatimit të këtij rasti, sasia e përgjithshme prej 19,200 kg mish pule është asgjësuar, në përputhje të plotë me procedurat ligjore në fuqi dhe standardet e sigurisë ushqimore”, thuhet në njoftimin e AUV-it..
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdon të monitorojë situatën me vëmendje të shtuar dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me operatorët ekonomikë që merren me importin e mishit, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të rasteve të ngjashme.
“AUV mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë ushqimore dhe në ofrimin e produkteve që janë në përputhje me standardet evropiane, për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve”, thuhet në njoftim.