Automjeti dëmtohet nga një plumb qorr në rajonin e Tetovës

Rajon

SPB Tetovë njofton se një automjet është dëmtuar nga një plumb. “Më 06.08.2026 në ora 12:00 në SPB Tetovë është raportuar se automjeti i udhëtarëve “Mercedes” me targa të Tetovës, pronë e A.A. (47) nga fshati Rakovec, më 05.08.2026 rreth orës 22:30 është dëmtuar nga një plumb qorr prej arme zjarri. Është kryer këqyrje në […]

Madhësia e shkronjave

SPB Tetovë njofton se një automjet është dëmtuar nga një plumb.

“Më 06.08.2026 në ora 12:00 në SPB Tetovë është raportuar se automjeti i udhëtarëve “Mercedes” me targa të Tetovës, pronë e A.A. (47) nga fshati Rakovec, më 05.08.2026 rreth orës 22:30 është dëmtuar nga një plumb qorr prej arme zjarri.

Është kryer këqyrje në vendngjarje, me ç”rast plumbi është gjetur dhe marrë për procedurë të mëtutjeshme”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/