Arteta hedh poshtë spekulimet për largimin e yllit të ekipit

Sport

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka hedhur poshtë me vendosmëri thashethemet në lidhje me një largim të mundshëm të Martin Zubimendit, duke këmbëngulur se mesfushori mbetet një pjesë integrale e planeve të klubit. Emri i Zubimendit ka qenë njëri nga më të lakuarit në këtë afat kalimtar, duke u lidhur me shumë klube të njohura […]

Madhësia e shkronjave

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka hedhur poshtë me vendosmëri thashethemet në lidhje me një largim të mundshëm të Martin Zubimendit, duke këmbëngulur se mesfushori mbetet një pjesë integrale e planeve të klubit.

Emri i Zubimendit ka qenë njëri nga më të lakuarit në këtë afat kalimtar, duke u lidhur me shumë klube të njohura evropiane.

Real Madridi dhe Chelsea kanë qenë dy ekipet më të lidhura me Zubimendin, por trajneri Arteta e ka mbyllur përfundimisht derën e largimit.

“Jo, ai është një lojtar shumë i rëndësishëm”, ka thënë fillimisht Arteta, kur u pyet për largimin e spanjollit.

“Pa dyshim, ai ishte një nga lojtarët më të mirë për Arsenalin sezonin e kaluar. Pa të, ne kurrë nuk do të kishim arritur në pozicionin në të cilin u gjendëm në javët e fundit”, përfundoi trajneri i Arsenalit.

Ndryshe, Zubimendi u transferua te londinezët për mbi 60 milionë euro, por ka qenë zgjedhje e dytë e formacionit pas Declan Rice. /Telegrafi/