Arrestohet Ergys Agasi, ishte në kërkim nga SPAK për dosjen e AKSHI-t

Nacionale

Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e tenderëve të AKSHI-t, është arrestuar pasditen e kësaj të mërkure në Durrës. Burime bëjnë të ditur se Agasi është ndaluar pas një operacioni të organizuar nga Policia e Shtetit në zonën e Plepave, teksa udhëtonte me një automjet. Në momentin […]

Madhësia e shkronjave

Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e tenderëve të AKSHI-t, është arrestuar pasditen e kësaj të mërkure në Durrës.

Burime bëjnë të ditur se Agasi është ndaluar pas një operacioni të organizuar nga Policia e Shtetit në zonën e Plepave, teksa udhëtonte me një automjet.

Në momentin e arrestimit, Agasi shoqërohej nga Uljan Shpataraku, ish-drejtues në Policinë e Shtetit.

Agasi akuzohet nga SPAK për “Grup kriminal”, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”./euronews/