Joseph Dedvukaj refuzon postin e konsullit të Shqipërisë në Michigan, kërkon dorëheqjen e Ramës

Nacionale

Avokati shqiptaro-amerikan Joseph Dedvukaj ka refuzuar publikisht propozimin për t’u emëruar konsull i Shqipërisë në Michigan, duke kërkuar njëkohësisht dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama. Kwtw gjw, ai e ka bwrw pwrmes njw postimi nw rrjetin social Facebook, shkruan Telegrafi. Dedvukaj, i cili ka mbi 30 vjet përvojë në fushën e aksidenteve rrugore dhe […]

Madhësia e shkronjave

Avokati shqiptaro-amerikan Joseph Dedvukaj ka refuzuar publikisht propozimin për t’u emëruar konsull i Shqipërisë në Michigan, duke kërkuar njëkohësisht dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.

Kwtw gjw, ai e ka bwrw pwrmes njw postimi nw rrjetin social Facebook, shkruan Telegrafi.

Dedvukaj, i cili ka mbi 30 vjet përvojë në fushën e aksidenteve rrugore dhe mbi 350 milionë dollarë kompensime të fituara për klientët e tij, kishte pritur Ramën dhe delegacionin e tij në shtëpinë e familjes në Detroit gjatë vizitës së kryeministrit në Michigan, në shtator të vitit 2026.

Në atë kohë, avokati e kishte cilësuar darkën një nder dhe një kujtesë të rrënjëve shqiptare.

Refuzimi i emërimit dhe thirrja për dorëheqjen e Ramës kanë tërhequr vëmendjen e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe të mediave në Shqipëri./Telegrafi/

Komentet