Arrestohet 17-vjeçari që shpërndante kokainë në Kukës

Nacionale

<div><div><img width="624" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821866-arrestohet-17-vjecari-qe-shperndante-kokaine-ne-kukes.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="arrestohet-17-vjecari-qe-shperndante-kokaine-ne-kukes" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="624" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821866-arrestohet-17-vjecari-qe-shperndante-kokaine-ne-kukes.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="arrestohet-17-vjecari-qe-shperndante-kokaine-ne-kukes"></p>Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Kukës, i dyshuar si pjesë e një grupi që shpërndante lëndë narkotike në qytet, ndërsa numri i të arrestuarve ka shkuar në katër. Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, arrestimi u krye në kuadër të vijimit të operacionit policor të koduar “Start 2”, nga strukturat e</div>

Madhësia e shkronjave

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Kukës, i dyshuar si pjesë e një grupi që shpërndante lëndë narkotike në qytet, ndërsa numri i të arrestuarve ka shkuar në katër.
Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, arrestimi u krye në kuadër të vijimit të operacionit policor të koduar “Start 2”, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës. I mituri, banues në Kukës, dyshohet se në bashkëpunim me tre personat e arrestuar më herët shiste lëndë narkotike të dyshuar kokainë në qytet, shkruan A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.
Hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.