Ismet Kryeziu nga KDI, ka reaguar lidhur me arrestimet që kanë ndodhur sot për shkak të dyshimeve për manipulim të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai ka thënë se këto arrestime tregojnë një dallim të qartë nga praktikat e së kaluarës, dhe se ky ndryshim, ka vlerësuar Kryeziu, lidhet ‘’ drejtpërdrejt me integritetin profesional dhe guximin institucional të Kryeprokurorit Petrit Kryeziu’’.
Postimi:
Ajo që po ndodh sot me arrestimin e komisonerve që manipuluan votat për kandidatë, përbën një dallim të qartë nga praktikat e së kaluarës.
Ky ndryshim, të paktën në këtë rast, nuk duket të jetë ende sistemik, por individual dhe i lidhur drejtpërdrejt me integritetin profesional dhe guximin institucional të Kryeprokurorit Petrit Kryeziu, i cili po bëhet shembull i funksionimit të drejtë të institucionit të prokurorisë.
Shpresoj që, përveç prokurorisë, të gjendet edhe një gjyqtar me integritet dhe guxim të krahasueshëm me atë të Petritit, në mënyrë që sektori i drejtësisë të garantojë realisht sundimin e ligjit dhe vlerat demokratike, siç është akti themelor i çdo shoqërie demokratike: zgjedhjet e lira dhe të drejta.
Arrestimet për vota, Kryeziu vlerëson punën e Kryeprokurorit Petrit Kryeziu: Po bëhet shembull i funksionimit të institucionit
<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/816159-arrestimet-per-vota-kryeziu-vlereson-punen-e-kryeprokurorit-petrit-kryeziu-po-behet-s6973cb4dbf408.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="arrestimet-per-vota,-kryeziu-vlereson-punen-e-kryeprokurorit-petrit-kryeziu:-po-behet-shembull-i-funksionimit-te-institucionit" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/816159-arrestimet-per-vota-kryeziu-vlereson-punen-e-kryeprokurorit-petrit-kryeziu-po-behet-s6973cb4dbf408.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="arrestimet-per-vota,-kryeziu-vlereson-punen-e-kryeprokurorit-petrit-kryeziu:-po-behet-shembull-i-funksionimit-te-institucionit" loading="lazy"></p>Ismet Kryeziu nga KDI, ka reaguar lidhur me arrestimet që kanë ndodhur sot për shkak të dyshimeve për manipulim të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ai ka thënë se këto arrestime tregojnë një dallim të qartë nga praktikat e së kaluarës, dhe se ky ndryshim, ka vlerësuar Kryeziu, lidhet ‘’ drejtpërdrejt me integritetin profesional</div>






