Anna Hathaway u duk tejet elegante në premierën e The Devil Wears Prada 2 në Londër

Magazina

Anna Hathaway u duk tejet elegante në premierën e The Devil Wears Prada 2 në Londër, vazhdimi i filmit të dytë ikonik. Aktorja e cila në New York City zgjodhi një stil glamur të Hollivudit të vjetër me një fustan sateni të kuq nga Louis Vuitton, këtë herë u shfaq me një pamje më provokuese: […]

Madhësia e shkronjave

Anna Hathaway u duk tejet elegante në premierën e The Devil Wears Prada 2 në Londër, vazhdimi i filmit të dytë ikonik.

Aktorja e cila në New York City zgjodhi një stil glamur të Hollivudit të vjetër me një fustan sateni të kuq nga Louis Vuitton, këtë herë u shfaq me një pamje më provokuese: një korsetë totalisht transparente nga Versace.

Fustani ishte punuar me kadife blu të errët, me dekolte pa rripa dhe një çarje shumë të lartë përpara.

Pjesa e sipërme luksoze e bustit ishte dizajnuar të dukej si një ‘smoking i dekonstruktuar’, me jakë në kraharor dhe katër kopsa të mëdha që zbresin poshtë në pjesën e përparme.

Flokët e Hathaway ishin mbledhur në një bisht për të nxjerrë në pah vathët e saj Bulgari Serpenti me diamant dhe smerald, me vlerë 67,000 dollarë, ndërsa qafën e kishte lënë pa aksesorë.

Foto: Aktorët e kastit The Devil Wears Prada 2 / WireImage

Aktorja pozoi në tapetin e kuq me kolegët e saj të kastit, si dhe me vetë kreatoren Donatella Versace.

Foto: Anne Hathaway dhe Donatella Versace / Invision/AP

Si e vlerësoni këtë lajm?