Ambasadori britanik takon ministrin Jagxhiu, diskutojnë digjitalizimin dhe sigurinë kibernetike

Nacionale

<div><div><img width="521" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/826412-ambasadori-britanik-takon-ministrin-jagxhiu-diskutojne-digjitalizimin-dhe-sigurine-kibernetike.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="ambasadori-britanik-takon-ministrin-jagxhiu,-diskutojne-digjitalizimin-dhe-sigurine-kibernetike" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="521" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/826412-ambasadori-britanik-takon-ministrin-jagxhiu-diskutojne-digjitalizimin-dhe-sigurine-kibernetike.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="ambasadori-britanik-takon-ministrin-jagxhiu,-diskutojne-digjitalizimin-dhe-sigurine-kibernetike"></p>Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar me ministrin për Digjitalizim dhe Administratë Publike, Lulëzon Jagxhiu, me të cilin kanë diskutuar për reformat dhe digjitalizimin e shërbimeve publike në vend. Hargreaves përmes një postimi në facebook ka bëri të ditur se kishte punuar më parë ngushtë me Jagxhiun në kohën kur</div>

Madhësia e shkronjave

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar me ministrin për Digjitalizim dhe Administratë Publike, Lulëzon Jagxhiu, me të cilin kanë diskutuar për reformat dhe digjitalizimin e shërbimeve publike në vend.
Hargreaves përmes një postimi në facebook ka bëri të ditur se kishte punuar më parë ngushtë me Jagxhiun në kohën kur ai ishte këshilltar për ICT i kryeministrit, ndërsa tani u shpreh i kënaqur që e takoi në detyrën e tij të re ministrore.
Gjatë takimit u diskutua për planet e qeverisë për reformimin dhe digjitalizimin e shërbimeve publike, si dhe për vazhdimin e përpjekjeve për rekrutime të bazuara në meritë në pozitat publike, një proces që Mbretëria e Bashkuar e ka mbështetur prej kohësh në Kosovë. Po ashtu, u fol edhe për bashkëpunimin në forcimin e sigurisë kibernetike.
“Duke pasur parasysh bashkëpunimin tonë të mëparshëm, ishte kënaqësi ta takoj Lulëzon Jagxhiun në rolin e tij të ri si ministër për Digjitalizim dhe Administratë Publike. Diskutuam për planet ambicioze të qeverisë për reformimin dhe digjitalizimin e shërbimeve publike, si dhe për bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në forcimin e sigurisë kibernetike”, ka shkruar Hargreaves.