“Amandamentet kushtetuese do të zbatoheshin pas 5 vjetësh, s’kanë të bëjnë me mandatin tim” – thotë Osmani

Nacionale

<div><div><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/826604-amandamentet-kushtetuese-do-te-zbatoheshin-pas-5-vjetesh-skane-te-bejne-me-mandatin-t69aa8f63937a5.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="“amandamentet-kushtetuese-do-te-zbatoheshin-pas-5-vjetesh,-s’kane-te-bejne-me-mandatin-tim”-–-thote-osmani" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/826604-amandamentet-kushtetuese-do-te-zbatoheshin-pas-5-vjetesh-skane-te-bejne-me-mandatin-t69aa8f63937a5.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="“amandamentet-kushtetuese-do-te-zbatoheshin-pas-5-vjetesh,-s’kane-te-bejne-me-mandatin-tim”-–-thote-osmani"></p>Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kuvendi i Kosovës nuk ka përmbushur obligimin e tij të paraparë me Kushtetutë për zgjedhjen e presidentit. Ajo sqaroi edhe ndikimin e amandamenteve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli. “Këto amandamente nuk do të kishin asnjë efekt për zgjedhjen e presidentit që duhej të zgjidhej deri</div>

Madhësia e shkronjave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kuvendi i Kosovës nuk ka përmbushur obligimin e tij të paraparë me Kushtetutë për zgjedhjen e presidentit.
Ajo sqaroi edhe ndikimin e amandamenteve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli.
“Këto amandamente nuk do të kishin asnjë efekt për zgjedhjen e presidentit që duhej të zgjidhej deri mbrëmë, pra për pasardhësin e menjëhershëm për mandatin tim. Arsyeja është shumë e thjeshtë, vetë amandamentet parashohin që procedura për zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli duhet të fillojë 6 muaj para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.Kjo do të thotë se, edhe sikur këto amandamente të miratoheshin mbrëmë, ato nuk do të ndryshonin asgjë sa i përket zgjedhjes së pasardhësit tim. Pra, deri dje në mesnatë, ka qenë afati për zgjedhjen e pasardhësit tim,  ai do të zgjidhej nga Kuvendi, dhe vetëm pas 5 vjetësh do të krijohej mundësia për zgjedhje të drejtpërdrejta nga populli. Kjo nuk ka të bëjë me mandatin tim aktual”, tha Osmani