Ali Ahmeti: Epopeja e UÇK-së mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës

Nacionale

<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/826382-ali-ahmeti-epopeja-e-uck-se-mbetet-simbol-i-qendreses-dhe-sakrifices.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="ali-ahmeti:-epopeja-e-uck-se-mbetet-simbol-i-qendreses-dhe-sakrifices" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/826382-ali-ahmeti-epopeja-e-uck-se-mbetet-simbol-i-qendreses-dhe-sakrifices.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="ali-ahmeti:-epopeja-e-uck-se-mbetet-simbol-i-qendreses-dhe-sakrifices"></p>Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përkujtuar përvjetorin e Epopesë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se datat 5, 6 dhe 7 mars janë ditë krenarie dhe kujtese kombëtare për shqiptarët kudo në botë. Në një postim në Facebook, Ahmeti ka vlerësuar rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje dhe sakrificën e familjes Jashari gjatë luftës</div>

Madhësia e shkronjave

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përkujtuar përvjetorin e Epopesë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se datat 5, 6 dhe 7 mars janë ditë krenarie dhe kujtese kombëtare për shqiptarët kudo në botë.
Në një postim në Facebook, Ahmeti ka vlerësuar rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje dhe sakrificën e familjes Jashari gjatë luftës për liri.
“Për çdo shqiptar, anë e mbanë botës, datat 5, 6 dhe 7 mars janë ditë të krenarisë dhe kujtesës kombëtare, ditë kur përkujtojmë përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë bashkëkohore të popullit tonë”, ka shkruar ai.
Ahmeti ka përkujtuar edhe figurën e komandantit legjendar Adem Jashari, duke theksuar sakrificën e familjes së tij në Prekaz.
“Në këto ditë të shënuara kujtojmë me respekt dhe nderim luftën e lavdishme të komandantit legjendar, Adem Jasharit, i cili së bashku me familjen e tij, me prindër, vëllezër, gra e fëmijë, me ‘besa besë’ e me trimëri të pashoq, luftuan përballë forcave të armikut dhe sakrifikuan jetën heroikisht për lirinë e pavarësinë e Kosovës”, ka theksuar Ahmeti.
Sipas tij, Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet simbol i qëndresës dhe unitetit kombëtar.
“Epopeja e UÇK-së mbetet simbol i qëndresës, unitetit dhe sakrificës. Gjaku i derdhur në Prekaz e anë e mbanë Kosovës na obligon që të ruajmë dhe forcojmë lirinë, të punojmë për unitet kombëtar dhe për një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë”, ka shkruar ai.