Albion Pllana kalon te skuadra e njohur nga Malta

Sport

Mbrojtësi Albion Pllana ka ndryshuar kampionat për t’iu bashkuar klubit nga Malta, Gzira United. Gzira e ka prezantuar afrimin e ish-lojtarit të Dukagjinit, nga i cili presin shumë për vitet e ardhshme. “Albion Pllana është lojtari ynë. Gzira United është e lumtur t’iu njoftoj transferimin e Albion Pllanës”. “25-vjeçari mbrojtës i djathtë nga Kosova vjen […]

Madhësia e shkronjave

Mbrojtësi Albion Pllana ka ndryshuar kampionat për t’iu bashkuar klubit nga Malta, Gzira United.

Gzira e ka prezantuar afrimin e ish-lojtarit të Dukagjinit, nga i cili presin shumë për vitet e ardhshme.

“Albion Pllana është lojtari ynë. Gzira United është e lumtur t’iu njoftoj transferimin e Albion Pllanës”.

“25-vjeçari mbrojtës i djathtë nga Kosova vjen tek ne, ndërsa po vazhdojmë të përforcojmë skuadrën tonë me lojtarë të talentuar dhe ambicioz”.

“Ish-lojtari i Kosovës U21, Albioni njihet për shpejtësinë, disiplinën mbrojtëse dhe aftësinë për të mbështetur sulmin”, njoftoi klubi nga Malta.

Përndryshe, sipas të dhënave në “Transfermarkt” ai ka nënshkruar kontratë njëvjeçare./Telegrafi/