Albërie Hadërgjonaj për historinë e dashurisë që bëri bujë në BBVA mes Beatrixës dhe Donaldit: Ndjenja është e verbër

Magazina

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka rikthyer në vëmendje një nga historitë më të komentuara të edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, atë të Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt. E ftuar në emisionin “Live me Luizin”, Hadërgjonaj foli për eksperiencën e mbesës së saj në reality shou, duke u ndalur te ndjenjat që ajo krijoi […]

Madhësia e shkronjave

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka rikthyer në vëmendje një nga historitë më të komentuara të edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, atë të Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt.

E ftuar në emisionin “Live me Luizin”, Hadërgjonaj foli për eksperiencën e mbesës së saj në reality shou, duke u ndalur te ndjenjat që ajo krijoi për aktorin gjatë qëndrimit në shtëpi dhe reagimet e shumta që pasuan këtë marrëdhënie.

“Ndjenja është e verbër”, u shpreh këngëtarja, duke theksuar se dashuria dhe pëlqimi nuk mund të planifikohen apo të gjykohen gjithmonë sipas pritshmërive të të tjerëve.

Sipas saj, Beatrix ishte një vajzë e re që kishte pëlqyer dikë dhe kjo, në vetvete, nuk duhej të shndërrohej në një çështje kaq të madhe.

Hadërgjonaj u shpreh se nuk mund të kesh një lloj formule për ndjenjat, pasi ato lindin natyrshëm dhe jo gjithmonë përputhen me atë që të tjerët presin.

– YouTube www.youtube.com

“Ndjenja është e verbër, nuk është se ke laps e letër për dashurinë, për dikë që e pëlqen. Një vajzë e re ishte, pëlqeu një djalë, që nuk ishte ndonjë gjë që u bë aq e madhe, nuk ishte asgjë e jashtëzakonshme”, deklaroi tutje.

Këngëtarja shtoi se, në fund, secili zgjedh rrugën e vet dhe se jo çdo marrëdhënie është e destinuar të zgjasë.

@topchanneltvalbania “Ndjenja është e verbër…”/ Albërie Hadërgjonaj flet për eksperiencën e Beatrix Ramosaj në Big Brother Vip Albania: Pëlqeu një djalë…
♬ original sound – Top Channel – Big Brother Vip

Historia e Beatrixës dhe Donaldit ishte ndër më të komentuarat gjatë edicionit të parë, kjo pas një raporti tjetër publik që kishte ai me dikë tjetër. /Telegrafi/